|
:: Mirësevini në fakultetin tonë ::  Misioni: Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit ka për mision të realizojë arsimimin profesional të specialistëve të fushës së bujqësisë dhe ushqimit, të promovojë fakultetet në përbërje të tij si dhe stafin akademik, në forma të ndryshme që ndikojnë drejt përballimit të sfidave të kohës si: parashikimi i burimeve ushqimore, zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, mbrojtja dhe rigjenerimi i burimeve, përdorimi racional i burimeve prodhuese, sigurimi i produkteve ekologjikisht të pastra, siguria ushqimore etj, përmes pjesëmarrjes aktive të studentëve dhe të gjithë stafit akademik në programe më të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në bujqësi. Vizioni: Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit synon të shndërrohet në një qendër bashkëkohore e edukimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor dhe trajnimit për përgatitjen e specialistëve të fushës së bujqësisë dhe ushqimit. FBM synon të kthehet në një pikë referimi për zhvillimin rural dhe të bujqësisë duke kontribuar drejtpërdrejt në integrimin evropian të vendit.
|