Kryeministri : Programi kombëtar i ullirit UBT pjesë e rëndësishme e vënies në jetë të këtij programi
Fidanët e ullirit, gati dy impiantet në Tiranë e Vlorë
Kryeministri Berisha në mbledhjen e datës 25 shkurt 2009, të Taskë – Forcë-s, për Programin Kombëtar të Ullirit përcaktoi objektivat e qarta për këtë vit, në lidhje me përmbushjen e këtij aksioni të rëndësishëm. Në detyrat e miratuara dje, përfshihen në mënyrë të detajuar edhe masat që do merren në përmbushjen e këtij qëllimi të përcaktuar nga qeveria për zhvillimin. Në masat e shumta të miratuara dje për këtë nismë, përfshihen ngritja e dy impianteve të prodhimit të fidanëve të ullirit në Vlorë dhe në Tiranë. Po kështu në masa theksohet edhe nxitja e sektorit privat, në importimin e këtyre fidanëve. Një masë e rëndësishme e marrë dje, lidhet edhe me ndarjen në zona të sipërfaqes së gatshme për mbjelljen prej 2500 ha duke zgjedhur varietetet e përshtatëshme të ullirit sipas zonave.