Çfare eshte E-Shkolla?
Metodologjia dhe teknologjia e zhvillimit të projekitit
Eksperienca e gjatë e mesimdhënies në univeriste, shkolla profesionale dhe trajnime në institucione të ndyshme na kanë dhënë mundësinë të testojmë dhe përdorim sisteme elektronike të avancuara për mësimdhënien elektronike (e-learning). Instrumenti për mësimdhenie do të jetë Adobe Connect dhe sistemet mbeshtetese. E gjithe puna do te mbeshtet në portalin e-shkolla.org, në youtube me kanalin e dedikuar per te riapre videot e riprodhurara, facebook dhe tëitter dhe rrjetet te tjera sociale për divulgim informacioni si dhe si mjete didaktike masive me kosto shumë të ulët. Këto sisteme janë në pordorim nga qindra mijra institucione arsimore si dhe biznese në mbarë botën. Adobe connect si platforma baze e ofruar ka mundesinë e përdorimit të shërbimit të hostuar ( i gjithë sistemi është në ëeb, paguhet për numër përdoruesish që marrin pjesë në dhomat virtuale). Cilesia teknike, didaktike dhe e nderveprimit mes lektorit dhe studentit është mbresëlënëse. Aftësimi paraprak për përdorimin e këtij instrumenti eshtë minimal dhe intuitiv. Kosto për përdorimin e këtij shërbimi është minimale krahasuar me numrin e pjesmarrësve qe mund të marrin pjesë në një klasë virtuale si dhe me kostot qe duhet të përballoje një njeri për të bërë një kurs tradicional.
Lektori mund te shikohet, degjohet dhe shkembeje mesazhe teksti me të gjithë klasën virtuale. Pjesmarrësit në klasë mund të shikohen, flasin, dergojne pyetje live për lektorin me shkrim si dhe të ndërveprojnë direkt në programin kompjuterik ku po prezanton lektori. Cdo pjesmarrës ndjehet sikur të ketë instruktorin prezent dhe sëbashku mund të dërgojnë përpara punën. gjithcka duhet është një kompjuter me te dhëna normale si dhe linja e internetit e cila tani me është kudo nëpër Europe dhe gjithnje e më shumë po shtrihet vrullshëm edhe në Shqipëri.
Rezultatet e pritshme dhe përfitimet direkte
Ne kuadër të promovimit qeveritar dhe trendit europian për përdorimin e metodave të mësimdhënies elektronike (e-learning), punësimit elektronik ( e-emloyment), orjentimit të të rinjeve në internet (internet governance), ideja është në linjë të plotë me të gjitha sfidat e lartë përmendura. Mesuesit qe janë në lista pritje munden të punojnë për bashkëatdhetaret që jetojnë ne viset e huaja. Mundesia për të dhënë kontribut të cilido edhe jashtë vendit, apo nga shtëpia, që më parë jep deshmi dhe testohet për aftësite pedagogjike në mësimdhënie. Keshtu i jipet mundësia cilido që don të kontribuojë edhe në skemen e vullnetarit të ofroj aftësitë e tij ku benfitet i marrin formim kerkuesit anembanë botës pa diferencim vendndodhje.
Ideja për ngritjen e një rrjeti social që në themel ka ndarjen e eksperiences dhe dhënies së mundësisë së punësimit dhe formimit elektronik përfshin përfitimet e mëposhtëme:
● orjentim nëpërmjet lirshmërisë se zgjedhjes së lendës ku ke interes
● akses të thjeshtë ne informacion falas dhe imediat pa qenë nevoja të udhëtojnë
● cilësia e menaxhuar ne nivel qendror dhe nga menaxherë me ekperience
● oraret fleksibël edhe për ata që punojnë
● dedikimi për nxenie vetëm për kohën e marrjes së mësimit, për shkak se mund të ndiqet në shtëpi nëse disponon internet
● këshillim individual për cdo problem gjatë mësimdhënies apo gjatë punës së pavarur
● shkathtësim tërësor në përdorim të teknologjive të reja
● mundësi punësimi të menjëhereshme pas formimit
● ruajtje e vlerave të gjuhës amtare për rastin e emigranteve jashtë vendi
● akses në shkëmbimin njerëzor pertej kufijve për tu ndjerë të përfshire e me mundesi të barabarta në formim
● rritja e krijimtarisë dhe shkëmbit të eksperiencave mes individivë
● dhenia e mundesisë së kolegjeve komunitare, instutucioneve shteterore dhe private që do të aderojnë në këtë iniciative të shfrytëzojnë instrumentat e teknologjik të mësimdhënies në distrance
universitet mund përdorin këtë platformë për fazat e tyre pilot për testimin dhe përdorimin e mesimdhënies në distancë për pjese të programit të tyre mësimorë